Robert Lewandowski mbushi 36 vjeç të mërkurën dhe e festoi me shoqëri të mirë. Sulmuesi polak përballet me sezonin e tij të tretë si lojtar i Barçës dhe festën e ditëlindjes së tij të radhës preferoi ta kalonte me disa nga shokët e tij te Barcelona.
Frenkie de Jong, Ter Stegen dhe Christensen ishin futbollistët që së bashku me partneret e tyre e shoqëruan ish-lojtarin e Bayernit në një ditë kaq të veçantë. Polaku, holandezi, gjermani dhe danezi darkuan në “Hotel Florida”, që ndodhet në Tibidabo.
Sulmuesi polak e filloi mirë sezonin 2024-2025. Pas dopietës kundër Milanit në turneun amerikan, Lewandowski tashmë është golashënuesi më i mirë në La Liga, me dy golat e tij ndaj Valencias në “Mestalla”.
Pas një sezoni ‘të dobët’, polaku dëshiron të tregojë në moshën 36-vjeçare se është ende një nga ‘9’ më të mirë në botë, tashmë nën komandën e Hansi Flick, me të cilin kishte punuar edhe te Bayern Munich.
La celebración de los 36 de Lewandowski en el hotel Florida del Tibidabo con: Frenkie de Jong, Ter Stegen y Christensen junto a sus parejas pic.twitter.com/2Of2DgjOyu
— Víctor Navarro (@victor_nahe) August 21, 2024