Erling Haaland vazhdon formën e jashtëzakonshme në Botëror me Norvegjinë, duke shënuar dy gola të tjerë dhe vendosur rekorde të reja. Norvegjia ka fituar dy ndeshjet e para dhe ka siguruar matematikisht kualifikimin në fazën me eliminim direkt, për herë të parë që nga viti 1998.
Ndeshja e radhës kundër Francës do të vendosë vendin e parë në grup, por Haaland u tregua i drejtpërdrejtë në një intervistë për “Fox Sports”, pas fitores 3–2 ndaj Senegalit. Kur u pyet për shanset ndaj Francës, ai tha: “Nuk më intereson shumë për ta dhe për atë ndeshje. Me shumë mundësi do na mposhtin, madje ndoshta do fitojnë të gjithë turneun”.

Sulmuesi i Manchester City theksoi se po e shijon momentin dhe se i pëlqen të luajë për Norvegjinë që nga debutimi më 2019. Ai ka shënuar në çdo ndeshje zyrtare që nga tetori 2024, me 24 gola në 12 ndeshje.
Në total, ai ka 59 gola në 52 ndeshje me kombëtaren. Haaland shtoi se kualifikimi pas 28 vitesh nuk duhet nënvlerësuar: “Po, ky është sukses i madh”.







