Super menaxheri Josep Maria Minguella ka kritikuar Barcelona-n për trajtimin e Victor Roque.
Vetëm gjashtë muaj pas ardhjes së tij nga Athletico Paranaense, Roque tani është një hap larg transferimit te Real Betis.
“Ajo që është e pabesueshme është se në muajin janar, kur nuk keni para dhe nuk keni nevojë për një ‘9’, firmosni një ‘fëmijë’ 18-vjeçar për të parë se çfarë ndodh për 60 milionë euro”, tha Minguella për Onze TV.
“Kjo nuk mund të zgjasë 20 vjet nëse nuk ka shpërndarje parash. Sepse unë kam shumë vite në këtë biznes, kur ke gabuar me një lojtar, vitin e ardhshëm nuk e bën të njëjtin gabim. Problemi është se ndodh me Barçën me një ose dy lojtarë, çdo vit.
“Ndihem keq për Vitor Roque, i cili nuk ka asnjë faj dhe nuk është një lojtar i keq”.
Në të kaluarën, Minguella ndihmoi në transferimin e Diego Maradona dhe Leo Messi te Barcelona.