Paulo Dybala nuk do të largohet nga Roma.
Kur dukej gjithçka e mbyllur për kalimin e tij te klubi arab Al Qadsiah, argjentinasi i ka befasuar të gjithë duke hequr dorë nga një rrogë marramendëse (75 milionë euro në tre vite).
Ka qenë vetë lojtari që ka dhënë lajmin me një postim në rrjetet sociale: “Faleminderit Roma, shihemi të dielën”.
Një vendim i marrë teksa dy klubet po negocionin çmimin e kartonit të lojtarit.