“Ika nga Liverpool për të luajtur më shumë, nuk kishte asnjë kuptim të qëndroja më në stol”

23 Gusht 2024
9:21
Telesport
back button

Fábio Carvalho është larguar nga një prej klubeve më të mëdha në botë, Liverpool, për t’iu bashkuar Brentford këtë sezon ku dhe debutoi fundjavën e kaluar. Ka vetëm një arsye që e detyroi portugezin të lërë “reds”: Të luajë më shumë.

Te Liverpool nuk i garantuan një vend pavarësisht se Carvalho u dallua gjatë parasezonit nën urdhrat e trajnerit të ri Arne Slot. Anësori portugez, për “Sky Sports” u shpreh: “Unë nuk do të qëndroj në stol. Nëse do të ulem, cili do të ishte qëllimi?

Unë dua të luaj futboll dhe t’i tregoj botës se çfarë jam i aftë, sepse stërvitem fort çdo ditë. Unë nuk mund ta bëj këtë duke u ulur në stol”, tha 21-vjeçari, që nuk është penduar që ka zgjedhur Liverpool disa sezone më parë, klub me të cilin ka luajtur vetëm 21 ndeshje në karrierë (3 gola).

Mund të them se do të kisha dashur dhe mund të kisha luajtur më shumë. Por gjërat ndodhin për një arsye. Mësova shumë vetëm duke parë ata lojtarë të mëdhenj, duke u stërvitur me ta çdo ditë. Kjo është arsyeja pse unë dua të arrij nivelin e tyre”, tha Carvalho.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit