Gundogan, lamtumirë “thumbuese” Barcelonës: Largimi im mund ta ndihmojë klubin, kjo më bën më pak të trishtuar

23 Gusht 2024
12:12
Alfred Lleshi
back button

Ilkay Gundogan nuk është më lojtar i Barcelonës. Mesfushori gjerman njoftoi largimin e tij në rrjetet sociale: “Të dashur tifozë, pas vetëm një viti tashmë është koha për të thënë lamtumirë. Erdha këtu për të përballuar një sfidë të re, emocionuese dhe isha gati. Dhashë gjithçka dhe luftova për ekipin e klubin sa më mirë që munda në një sezon të vështirë, mezi prisja t’i ndihmoja bashkëlojtarët në sezonin e ri.

Tani po largohem në një situatë të vështirë, por nëse largimi im mund ta ndihmojë klubin financiarisht, kjo më bën pak më pak të trishtuar. Ishte një periudhë me eksperienca të pabesueshme, ulje-ngritje.

Gjithmonë kam dashur të luaj për Barçën dhe jam shumë mirënjohës për kujtimet e një eksperience që do ta mbaj mend për një jetë. Ju uroj më të mirat për sezonin dhe të ardhmen! Tifozët katalanas meritojnë që skuadra e tyre e zemrës të kthehet në krye”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit