Alarm në shtëpinë e Inter-it për Lautaro Martinez.
Në prag të ndeshje së kampionatit kundër Lecce-s, argjentinasi ka pësuar një lodhje muskulore dhe nuk është stërvitur.
Për momentin akoma nuk është e qartë nëse sulmuesi do të zbresë në fushë të shtunën në mbrëmje, por përshtypja është se Inzaghi nuk do ta rrezikojë.
Në vend të tij duhet të luajë Taremi në krah të Thuram nga minuta e parë.
Lautaro mund të jetë në stol, por edhe këtu situata mbetet për t’u vlerësuar në orët në vazhdim.