Florian Wirtz, sulmuesi i Bayer Leverkusen dhe autori i dygolëshit vendimtar në fitoren “in extremis” 3-2 ndaj Borussia Monchengladbach, e komentoi kështu ndeshjen, siç raporton “Kicker”: “Kisha ndjesinë se po i ndërlikonim gjërat pa nevojë, ishim në ‘gjumë’ te golat e pësuar. Ne e kthyem kundërshtarin në lojë, edhe pse në të vërtetë kishim kontrollin, pavarësisht se nuk e kishim gjithmonë topin. Ne ishim ende në një pozicion të mirë dhe nuk pësuam shumë”.
Me tej ai vazhdon: “Në fund të pjesës së parë thamë se nuk duhet të dorëzohemi, të mos mendojmë se ndeshja ka mbaruar. Në fillim të pjesës së dytë nuk ishim mjaft precizë në lojën pasuese dhe humbëm topa të thjeshtë. Gladbach nuk vdes kurrë në shtëpi, e patë në rezultatin momental 1-2 dhe 2-2”.
Mbyllja për dy golat e tij: “Mezi po prisja, thjesht doja të vendosja ndeshjen. Jemi të lumtur që fituam, po ashtu për golat e mi që bënë diferencën. Shumë lojtarë në ekip ende luajnë këtu nga sezoni i kaluar. Pra, e dimë si duam të luajmë, cila është ideja e trajnerit. Të gjithë duan të fitojnë ndeshje dhe të luajnë futboll të mirë”.