Pak orë para fillimit të ndeshjes mes Barcelona-s dhe Athletic Bilbao-s (19:00), prania e blerjes së re të katalanasve, Dani Olmo është ende në dyshim.
Flick ka publikuar mëngjesin e sotëm listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen kundër baskëve: ndryshe nga ndeshja debutuese kundër Valencias, këtë herë nuk mungon edhe emri i kampionit të Europës.
Megjithatë, siç raporton Marca, një asterisk shfaqet pranë emrit të Dani Olmos: grumbullimi dhe prania e mundshme në fushë varen, në fakt, nga regjistrimi i tij në listat e La Liga-s spanjolle.
Deri më tani, spanjolli nuk është regjistruar pasi paga e tij tejkalon shifrën totale të vendosur nga Liga për faturën e pagave të Barcelona-s.
Klubi mund ta regjistrojë lojtarin deri në 5 minuta para fillimit të ndeshjes dhe shpreson që largimet e Gundogan, Lenglet dhe Vitor Roque të jenë të mjaftueshme për të liruar hapësirën e pagave.