Sipas gazetarit italian Gianluca Di Marzio, Bologna po synon një marrëveshje të papritur huazimi për Jakub Kiwior të Arsenal-it. Bologna është duke kërkuar një lëvizje huazimi për mbrojtësin me opsionin për ta blerë.
Topçinjtë tashmë kanë bërë operacione me klubin italian, duke marrë Riccardo Calafiori nga kuqeblutë. Blerja e Calafiorit e lë Kiwior në një vend të pazakontë pasi trajneri Mikel Arteta tashmë ka shumë opsione në mbrojtje.
Përveç Kiwior, në skuadër janë edhe William Saliba, Gabriel Magalhaes, Jurrien Timber, Oleksandr Zinchenko dhe Takehiro Tomiyasu.
Prandaj, Kiwior mund të vuajë nga mungesa e minutave të lojës pasi ai zakonisht luan si qendërmbrojtës ose mbrojtës i majtë.
Kiwior iu bashkua Arsenalit nga Spezia në janar 2023. Ai deri më tani ka bërë 38 paraqitje për Topçinjtë, duke shënuar dy herë dhe duke dhënë tre asiste.
Një rikthim në Serie A mund ta ndihmojë polakun të marrë më shumë minuta. Ai ka një përvojë të mëparshme në futbollin italian pasi ka luajtur 43 ndeshje për Spezia-n në të kaluarën.
Kiwior ka një kontratë me Topçinjtë deri në fund të sezonit 2027-28. Transfermarkt e vlerëson 24-vjeçarin me 30 milionë euro.