Shkon mirë ndeshja e dytë e kampionatit për Interin.
Pas barazimit me Genoan, skuadra e Inzaghit mundi 2-0 Lecce-n dhe mori fitoren e parë sezonale në Serinë A.
Në San Siro, në pjesën e parë zikaltërit e nisën fuqishëm dhe menjëherë zhbllokuan ndeshjen me një goditje me kokë të Darmian (5′) me asist të Taremi-t, më pas ulën ritmin dhe menaxhuan ndeshjen.
Në kontroll, në pjesën e dytë kampionët e Italisë krijuan disa raste të mira me Thuram dhe më pas dyfishuan rezultatin falë penalltisë së Calhanoglu (69′).