Inzaghi në ankth për Lautaro, nis të mendojë që tani për “turnover” e lojtarëve

26 Gusht 2024
11:54
Telesport
back button

Inter fitoi pa probleme 2-0 ndaj Lecce, ndeshje ku për skuadrën zikaltër mungoi kapiteni Lautaro Martinez, i dëmtuar. Trajneri Simone Inzaghi bëri me dije se ka gjasa që argjentinasi të mungojë edhe në takimin e radhës në Serie A, atë ndaj Atalanta.

Nuk e di nëse do të jetë gati për ndeshjen e radhës. Ndaj Lecce vendosëm bashkë me stafin mjekësor që të mos rrezikojmë dhe ai qëndroi pushim”, u shpreh Inzaghi sot për mediat, kur skuadra ka rinisur përgatitjet për sfidën e radhës.

Unë e di shumë mirë që Lautaro ka dëshirë të luajë, pasi është i tillë, dëshiron të ndihmojë skuadrën. Gjithsesi, jemi në ndeshjet e para sezonale dhe për fat kam ende shumë lojtarë të tjerë. Ne do të përpiqemi ta rikuperojmë ndaj Atalanta”, tha Inzaghi.

Trajneri i kampionëve konfirmoi se do të nisë gradualisht “turnover”, për të ruajtur forcat në një sezon të gjatë: “Që ndaj Lecce nisa të mendoj, duke menaxhuar avantazhin me lojtarët e stolit. Kam mundësinë e zgjedhjes dhe do ta shfrytëzoj, për t’u stërvitur me qetësi, pasi sezoni është i gjatë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit