Artem Dovbyk ka qenë një nga protagonistët e merkatos së verës.
Ukrainasi u transferua te Roma nga Girona si golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në La Liga. Një arritje që synon ta përsërisë edhe në Serinë A.
Në një intervistë të dhënë për Sky, ai ka thënë:
“E di që jam te një klub i madh, me një histori të madhe dhe me tifozë fantastikë.
“Atmosfera në Olimpico është ndryshe. Titulli i golashënuesit në La Liga është i rëndësishëm për mua, është një çmim që me jep shumë besim, do të provoj ta fitoj edhe këtu në Itali.
“Do të jetë një aventurë e bukur sepse jam një sulmues si Shevchenko, dua ta tregoj vlerën time në fushë”.