Inzaghi merr lajme të mira nga infermieria: Një i rikuperuar, për kapitenin pret “minutën e fundit”

28 Gusht 2024
12:06
Telesport
back button

Lautaro Martinez ka zhvilluar edhe një herë një seancë stërvitore ndryshe nga bashkëlojtarët e tij, por këtë herë në fushë, aq sa te Interi ka një optimizëm më të madh për praninë e tij ndaj Atalantës, në ndeshjen e tretë të kampionatit.

Kapiteni i zikaltërve po rikuperohet nga lodhja e muskujve që e goditi në prag të ndeshjes kundër Leçes. Ndaj, ai po bën gjithçka që mundet për t’u rikthyer sa më shpejt në grup dhe për të fituar të paktën mundësinë e grumbullimit dhe qëndrimit në stol.

Simone Inzaghi reflekton se objektivi është ende ta ketë atë në dispozicion për ndeshjen kundër Atalantës, por ai mund ta sjellë në stol për të mos rrezikuar, duke qenë se javane e ardhshme është pushim për shkak të kombëtareve.

Në fakt, në shtator rikthimi nuk do të jetë më komod për të gjithë, duke parë se më pas nisin ndeshjet e Champions League dhe afrohet derbi kundër Milan. Dy ndeshje dhe skena në të cilat Lautaro Martinez synon të jetë me shiritin e kapitenit në krah.

Lautaro po punon veçmas edhe sot, ndërkohë që trajneri Simone Inzaghi është gati të konfirmojë dyshen Taremi-Thuram. Një lajm i mirë nga infermieria vjen për mbrojtësin De Vrij, i rikuperuar dhe ka nisur të stërvitet me grupin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit