Vazhdojnë të grumbullohen “dhimbje koke” për Barcelonën. Edhe kur bëhet fjalë për një aspekt pozitiv, gjërat mund të shkojnë keq në një mënyrë të tillë që të përfundojnë duke e dëmtuar klubin. Në këtë kuptim, situata e Robert Lewandowskit mund të “djegë”.
Sulmuesi polak nënshkroi një kontratë 2 vite më parë me entitetin katalanas deri më 2006, në të cilën shfaqej një ‘bonus’ prej të cilit klubi i origjinës, Bayern Munich, do të fitonte 1.25 milionë euro në rast se Lewandowski kalonte 25 gola në sezon në ndeshjet zyrtare.
Sezonin e kaluar realizoi më shumë se kaq, gjithsej 33 gola, ndërsa këtë sezon nuk ka arritur ende në shifrat që aktivizojnë ‘bonusin’, ndonëse është shumë afër. Për momentin është vetëm 2 gola larg, sepse ka shënuar 23 gola sezonalë.
Kjo do të thotë që nëse shënon edhe dy gola në këto katër ndeshje të mbetura të sezonit, Bayerni do të marrë ‘bonusin’ prej 1.25 milionë euro. Një shifër jo e papërfillshme, sidomos duke pasur parasysh situatën tejet të rëndë që po kalon klubi blaugrana financiarisht.
Përveç kësaj, Lewandowski ka ende mundësinë për të fituar ‘Pichichi’ (golashënuesi më i mirë i La Liga-s). Ai aktualisht është 3 gola prapa sulmuesit ukrainas të Girona, Artem Dovyk (20), i cili nuk e gjeti rrugën e rrjetës së fundi në Mendizorroza. Kësisoji, nëse polaku shënon këtë të hënë kundër Real Sociedad, mund t’i afrohet vendit të parë të kësaj renditjeje.