Pas Euro 2024 dhe largimit të trajnerit Gareth Southgate, për Anglinë është hapur një faqe e re pasi skuadra do të drejtohet nga Lee Carsley. Edhe pse është trajner i përkohshëm i kombëtares së “3 luanëve”, ai do të drejtojë ekipin në dy ndeshjet e Nations League ditët në vijim (kundër Irlandës dhe Finlandës).
“Jam shumë i sigurt në punën që mund të bëjmë me lojtarët që kemi dhe kam shumë besim se ky grup lojtarësh do të bëjë mirë në të ardhmen. Qëllimi është shumë i thjeshtë: Të fitojmë një turne të madh”, tha Carsley, që më pas u fokusua tek pozicioni i Trent Alexander-Arnold në kombëtare.
“Për mua dhe veçanërisht për këtë kamp stërvitor, ai do të luajë në mbrojtje, si mbrojtës i djathtë. Mendoj se Trent është si shumë mbrojtës të krahut në ditët tona. Ai ka shumë karakteristika që e transformojnë atë në një mesfushor. Ai është shumë i sigurt dhe ka aftësi të shkëlqyera pasimi”, tha Carsley.