“Edhe një ditë ka mbetur, kush ka mundësi të largohet sa më shpejt për të luajtur më shumë”

30 Gusht 2024
11:42
Telesport
back button

Edhe pse nuk ka kryer shumë blerje, ekipi i Liverpool duket kompetitiv, duke patur një grup të mirë lojtarësh. Ndërkohë që, trajneri holandez Arne Slot kërkon që të largojë disa lojtarë, që sipas tij janë të tepërt.

Ndërkohë që merkato e verës është drejt fundit, ai u dërgon një mesazh futbollistëve që nuk bëjnë pjesë në planet e tij. “Nëse lojtarët që luajnë pak kanë një mundësi për t’u larguar në një ekip tjetër le ta bëjnë”, tha Slot.

Vëmendja ime kryesore është te sfida ndaj Manchester United dhe jo te lojtarët që largohen. Nëse është e drejtë që një lohtar të largohet dhe klubi të arkëtojë e lirohet financiarisht le ta bëjnë”, u shpreh Arne Slot.

Duke folur për ardhjen e Federico Chiesa, ai shtoi: “Ai punon shumë edhe jashtë fushës për të provuar të marrë më të mirën prej tij. Një nënshkrim vërtet interesant. Ne duhet të kujdesemi për të në fillim. Ai nuk ka luajtur ende shumë minuta lojë, ndaj do ta integrojmë në mënyrën e duhur dhe shpresojmë të shohim cilësinë e tij në të ardhmen”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit