“Jam duke jetuar një ëndërr. Unë jam një mbrojtës grintoz”. Kështu u vetëprezantua përmes kanaleve zyrtare të klubit zikaltër Tomas Palacios, nënshkrimi i fundit i Interit në merkaton e verës.
Çfarë menduat kur morët thirrjen nga Interi, si ndiheni sot?
Isha shumë i lumtur dhe gjithashtu krenar, po jetoj një ëndërr. Tani ajo që mbetet është të stërvitem dhe të jap më të mirën time.
Futbollin e filluat si sulmues, ndërsa tani roli juaj është t’i ndaloni sulmuesit. Si erdhi ky ndryshim pozicioni dhe si do ta përshkruanit veten si mbrojtës?
Unë jam një mbrojtës i fortë, më pëlqen shumë të luaj me topin. Futbollin në rininë e hershme e kam filluar si sulmues, por ndërsa u rrita, për shkak të gjatësisë dhe teknikës sime, u ktheva në mbrojtje. Jam krenar për pozicionin. Jam mbrojtës grintoz, shpresoj të jap maksimumin tim.
Interi ka një traditë të madhe të lojtarëve argjentinas, shumë prej të cilëve kanë bërë historinë e këtij klubi. A është dikush në veçanti, që ju frymëzon?
Për moshën time, jam shumë i ri, shikoj rregullisht Lautaron. Ta kem atë partner skuadre tani është një ëndërr.
Kjo është eksperienca juaj e parë në Evropë, keni nënshkruar me kampionët e Italisë. Cilat janë synimet tuaja për këtë sezon, si në nivel personal, ashtu edhe në atë kolektiv?
Në nivel personal dua të kem sa më shumë minuta aktivizimi. Dua të shijoj këtë klub të shkëlqyer. Në nivel ekipor, dua të jem në gjendje ta ndihmoj grupin për ta çuar Interin sa më lart që të jetë e mundur.