Tashmë dihen datat, në të cilat do të zhvillohen ndeshjet e Champions League. Sot, UEFA ka shpallur kalendarin për edicionin e ardhshëm të kompeticionit më të mirë kontinental në nivel klubesh. Me një format të ri, me 36 klube pjesëmarrëse, ku çdo skuadër do të luajë 8 në vend të 6 ndeshjeve, ky turne do të synojë të na bëjë të përjetojmë lojëra dhe emocione të mëdha. Edicioni i fundit na la me histori të mrekullueshme; pamë sesi Real Madridi e ngriti këtë trofe për herë të 15-të.
Tani, këtë sezon, ne do të përjetojmë një format të ri që me siguri do të lërë histori të reja në kompeticionin më të mirë europian të klubeve, siç është debutimi i Girona në një garë të tillë kontinentale. Ndeshja e parë e kësaj Lige të re të Kampionëve do të jetë një Young Boys-Aston Villa dhe Juventus-PSV, të cilat do të fillojnë njëkohësisht të marten e 17 shtatorit, në orën 18:45.
Ekipi i parë spanjoll që do të luajë do të jetë kampioni aktual i Europës, Real Madridi, i cili do të përballet me Stuttgartin në “Santiago Bernabeu”, një nga zbulimet e sezonit të kaluar në kontinentin e vjetër. Nga ana e saj, Girona do të debutojë në një kompeticion të këtyre përmasave kundër PSG në “Parc des Princes”, ndërsa Atletico MAdridi dhe Barcelona do të debutojnë të enjten, në orën 21:00, kundër Leipzig dhe Monaco, përkatësisht.
Ndeshjet e tjera madhështore që do të na sjellë kjo ditë e parë është dueli mes dy gjigantëve europianë si Milani dhe Liverpool-i në “San Siro’ dhe Atalanta-Arsenal, një përballje shumë e vështirë për të besuarit e Arteta. Ata do të sfidojnë fituesin aktual të “Europa League”.
Gjatë këtij formati të ri të Ligës së Kampionëve gjejmë gjithashtu përplasje të mëdha si Aston Villa-Bayern Munich të mërkurën e 2 tetorit, Liverpool-Leverkusen të mërkurën e 5 nëntorit, një tjetër duel në “Anfield” midis “Reds” dhe Real Madridit më 27 nëntor, apo Barcelona-Bayern Munich më 23 nëntor. Përveç dueleve si ai mes Bayern Munich dhe PSG në ditën e pestë të ndeshjeve, apo ai mes të njëjtit klub francez kundër Manchester City në xhiron e parafundit.
Një nga gjërat më të habitshme për Ligën e re të Kampionëve është se si do të zhvillohet java e fundit. Ndeshja e tetë e këtij edicioni do të zhvillohet në një ditë të vetme dhe në të njëjtën kohë, në mënyrë të unifikuar. Një ditë që duket të jetë vendimtare për të njohur skuadrat që kualifikohen në 1/8 finale dhe cilat do të garojnë në “play-off” për t’u kualifikuar në këtë raund. Gjithsej do të kemi 18 ndeshje europiane në të njëjtën kohë më 29 janar.