Dënim nga klubi për dyshen Leao-Theo? E vërteta është krejt tjetër!

1 Shtator 2024
14:24
Telesport
back button

Ndeshja e mbrëmshme Lazio-Milan u mbyll 2-2 dhe episodi më pikant i takimit ishte momenti kur Leao dhe Theo Hernandez nuk iu bashkuan shokëve të skuadrës, duke injoruar faktin se duhej të dëgjonin këshillat e trajnerit. Situata, megjithatë, nuk është aq e madhe sa u bë pas ndeshjes.

Gazeta italiane “La Gazzetta dello Sport” shkruan se Milani nuk do ta ndëshkojë dyshen e krahut të majtë, sepse ata janë krejtësisht të justifikuar për veprimin e tyre.

Ata vendosën të qëndrojnë në kahun e kundërt të fushës, kur trajneri Paulo Fonseca po jepte udhëzimet për ekipin gjatë pushimit të vogël. Duke qenë se Leao dhe Theo e nisën ndeshjen nga stoli, u mendua se kjo ishte shprehje indinjate ndaj trajnerit, por e vërteta rezulton ndryshe.

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, e pa incidentin nga afër dhe e gjykoi personalisht situatën. Sipas tij dhe sipas trajnerit Fonseca, Leao dhe Theo nuk bënë asgjë gabim. Pas ndeshjes, Theo u shpreh se trajneri ka biseduar me ta vazhdimisht dhe nuk kanë asnjë ‘krisje’.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit