Chelsea nuk arriti dot më shumë se një barazim 1-1 kundër Crystal Palace. “Blutë e Londrës” e nisën mirë pjesën e parë, duke arritur të shënonin pas 25 minutash lojë me Jackson. Cole Palmer vijoi me klasin dhe efikasitetin e tij në fushë duke asistuar për sulmuesin e Chelsea dhe pjesa e parë u mbyll në avantazh për Chelsea.
Situata ndryshoi në pjesën e dytë. Crystal Palase intensifikoi sulmet në gjysmëfushën kundërshtare, derisa gjeti shpejt golin e barazimit, shënuar nga Eze në të 54′.
Ndërkohë, në ndeshjen Newcastle – Tottenham pati edhe gola, edhe spektakël. Vendësit fituan 2-1 me gola të shënuar nga Barnes dhe Isak. Performanca e Newcastle ishte e mjaftueshme për sigurimin e tri pikëve, pavarësisht autogolit nga Burn.