Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca tregoi pse nuk u përpoqën më shumë për të nënshkruar me Victor Osimhen nga Napoli. Blutë kishin qenë në kërkim të një sulmuesi të ri gjatë gjithë verës dhe pritej të bënin ofertën për nigerianin shumë më herët.
Në vend të kësaj, negociatat filluan seriozisht vetëm në ditët e fundit të afatit kalimtar dhe një marrëveshje nuk mundi të mbyllje deri të premten në mbrëmje.
“Ne duam lojtarë, por duam lojtarë që vendosim ne dhe më pas kushti duhet të jetë gjendja jonë. Pra, nëse lojtarët nuk janë këtu, atëherë kjo do të thotë se kushtet nuk ishin të mira për ne”, deklaroi Maresca.
Trajneri i Chelseat u pyet nëse situata mund të ndryshojë në janar dhe ndoshta ata mund të rishikojnë situatën e Osimhen në atë kohë.
“Po, do të shohim tani, nga këtu deri në janar. Nuk e di sa ndeshje kemi, por ju kam thënë shumë herë që më pëlqen të fokusohem në ditët në vijim. Kështu që do të shohim në janar”, deklaroi italiani. Sky Sport Italia, Corriere dello Sport dhe shumë media tjera kanë raportuar se pengesa kryesore për Osimhen në rastin e Chelsea ishte struktura e pagave.
Ai aktualisht fiton mbi 10 milionë euro në sezon te Napoli, ndërsa Chelsea ofronte vetëm 4 milionë euro paga të garantuara, plus 2 milionë euro bonuse të lidhura me performancën dhe 2 milionë euro nëse skuadra kualifikohej në Ligën e Kampionëve.