Anglia ka mposhtur 2-1 D.R. Kongon në sfidën e luajtur në “Mercedes-Benz Stadium” në Atlanta, dhe tani do të përballet me Meksikën në raundin e 1/16-ve.
Kongo golin e para vetëm pas 7 mintash lojë, duke zënë në befasi anglezët. Pas një topi të gjatë të Chancel Mbemba dhe mungesës së vëmendjes së Djed Spence, ishte Brian Cipenga i cili dërgoi topin në portën e Jordan Pickford.
Në minutat në vijim, Anglia pati disa raste të mira shënimi me Bellingham dhe Rashford, por mungoi konkretizimi final. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Kongon.
Anglia e nis vrullshëm pjesën e dytë, Rashford i afrohet sërish golit, por goditja prek rrjetën e jashtme. Goli i barazimit për Anglinë do të vinte vetëm në minutën e 75-të, ku pas një topi të gjatë nga Declan Rice dhe krosimit perfekt të Anthony Gordon, ishte i zakonshmi Harry Kane që shënoi me kokë.
Në minutën e 86-të, përsëritet sërish skena e golit të parë të Anglisë. Pas një rasti të mirë të humbur nga Bellingham, i cili u tregua pak egoist, ishte Anthony Gordon që asiston sërish për Kane dhe sulmuesi dërgon topin në rrjetë me një goditje të bukur me të djathtën brenda zonës. Ky është goli i 84-të për Kane me kombëtaren angleze në 118 ndeshje.
Anglia fiton 2-1 dhe nisë festën. Kongo e mbyll këtu rrugëtimin për këtë Botëror.







