Laporta zbulon lëvizjen e radhës për Alvarez: Kam folur me presidentin Cerezo

1 Korrik 2026
19:28
Telesport
back button

Pavarësisht rezistencës së vazhdueshme të Atletico Madridit, Barcelona nuk është dorëzuar për Julian Alvarez, madje ka dërguar sërish një ofertë zyrtare.

Është vetë presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i cili konfirmon ofertën e fundit zyrtare të dërguar nga Barcelona për Julian Alvarez, por pa zbuluar shifrën konkrete.

“Kemi dërguar një ofertë për Julian Alvarez, me respekt të plotë për Atletico Madridin. Fola si me presidentin Enrique Cerezon, ashtu edhe me drejtorin ekzekutiv të klubit, Miguel Ángel Gil.

Më pas kemi dërguar ofertën, por Atletico na njiftoi se nuk kishte asnjë plan ta shiste Julian Alvarez, pasi nuk kishte një alternativë tjetër për sulmin e tyre.

Personalisht iu bëra me dije se, nëse gjejnë një alternativë për sulmin, oferta jonë mbetet në fuqi”, tha Laporta.

Gjithashtu, presidenti i Barcelonës, zbuloi se ata e kishin kërkuar Julian Alvarez edhe para se të transferohej te Man. City, por nuk ishte gjetur gjuha e përbashkët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit