Ernest Muçi nuk ka më vend në Turqi. Gjërat atje nuk po shkojnë edhe aq mirë këtë sezon dhe duket se mund ta vazhdojë karrierën në Angli. Besiktas kërkon të transferojë brazilianin Anderson Talisca nga Al-Nassr, por duhet që të bëhen disa shkurtime në pozicione të tjera.
Klubi nga Stambolli po mendon të largojë mesfushorin ofensiv shqiptar, për të cilin deri tani janë bërë dy oferta. Një klub ende i paidentifikuar ka ofruar 15 milionë euro për lojtarin e kombëtares kuqezi, kurse një ofertë është e sigurt, 20 mln euro nga Aston Villa.
Sezonin e kaluar, Muçi ishte një lojtar mjaft i rëndësishëm për ekipin turk. Me ndihmën e tij, Besiktas fitoi Kupën e Turqisë. Urojmë që destinacioni i ardhshëm të jetë një shans i artë për këtë djalë të talentuar shqiptar.