Prapaskena, sinjali i prishjes së Mbappe me PSG-në erdhi para ndeshjes kundër Dortmund-it

11 Maj 2024
16:23
Denis Hakanaj
back button

Tani është zyrtare: Mbappé do të largohet nga Paris Saint Germain në fund të sezonit. Njoftimi erdhi nga vetë sulmuesi francez përmes rrjeteve sociale:

“Unë nuk do të rinovoj dhe aventura do të përfundojë pas disa javësh. Të dielën do të luaj ndeshjen time të fundit në Parc des Princes”.

Kështu përfundon aventura e tij te klubi parisien pas shtatë sezonesh, me të cilin është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me 255 gola.

Pas njoftimit zyrtar, doli një prapaskenë në lidhje me gjysmëfinalen kundër Borussia Dortmundit, e cila rezultoi me eliminimin e PSG-së nga Champions League.

Në fakt, një shenjë përçarje u shfaq edhe para ndeshjes në Parc des Princes, me Mbappe që shmangte Al Khelaifi-n dhe Luis Campos gjatë nxehmjes para ndeshjes.

Një gjest që tregon marrëdhënien tashmë të komplikuar me drejtuesit e klubit dhe që e bëri të pritshme lamtumirën e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit