Klubet e mëdha nuk i shesin yjet. Madje, as kur ofertat vijnë nga Arabia Saudite. Kjo është rruga që ndiqet për të treguar qëllimet themelore të futbollit, fitimin e titujve.
Kështu, Arsenali sot ka refuzuar 35 mln euro nga Al-Ittihad për sulmuesin anësor të skuadrës, Leandro Trossard. Ky ishte një lajm i bujshëm në 24 orët e fundit, raportuar fillimisht nga gazetari Fabrizio Romano.
Klubi nga Arabia Saudite po priste një përgjigje pozitive, duke shpresuar te joshja që i bëri lojtarit me një pagë të majme, por Arsenali u tregua kryefortë.
Me këtë refuzim të orëve të fundit, Al-Ittihad ka ndryshuar planet. Më saktë, është detyruar. Synimi i radhës tashmë është lojtari i Portos, Galeno.