Kryebashkiaku i Madridit i kundërpërgjigjet Vinicius: Të kërkoj ta korrigjosh deklaratën menjëherë

5 Shtator 2024
8:55
Alfred Lleshi
back button

Kryetari i bashkisë së Madridit, José Luis Martínez-Almeida, ka dalë në mbrojtje të Spanjës dhe organizimit të Kupës së Botës 2030, pas fjalëve të fundit të Vinicius, në të cilat kërkoi që ky kompeticion t’i hiqej si e drejtë vendit iberik, nëse situata e racizmit nuk evoluon për mirë. Almeida ka kërkuar korrigjimin e menjëhershëm të asaj që tha sulmuesi brazilian, pasi konsideron se ka gabuar në deklaratat e tij.

“Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se ka episode raciste në shoqëri dhe se duhet të punojmë shumë për t’i eliminuar këto gjëra. Megjithatë, është thellësisht e padrejtë për Spanjën dhe, veçanërisht, për Madridin, të thuhet se jemi një shoqëri raciste. Aq më tepër për të vënë zhvillimin e Botërorit 2030 në rrezik.

I kërkoj Vinicius ta korrigjohë deklaratën, duhet të kërkojë falje. Sa për dijeni, kur t’i ndodhë ndonjë episod racist, do të na ketë të gjithëve pranë. Ama, nuk na ka të gjithëve në anën e tij kur thotë se si popull qenkemi racistë. Kjo nuk është e vërtetë, duhet ta korrigjosh patjetër atë deklaratë”.

Almeida responde a Vinicius: Le pido que rectifique inmediatamente

Kryebashkiaku madrilen argumentoi: “Të jesh një futbollist i jashtëzakonshëm nuk do të thotë se ke të drejtë të thuash çfarë të duash. Këtë herë ai ka dështuar të jetë në lartësinë e klubit që përfaqëson.

Vinicius ka shumicën dërrmuese të shoqërisë spanjolle në krah për ta luftuar racizmin, por ne nuk mund të jemi në anën e tij kur e quan praktikisht të gjithë shoqërinë spanjolle, veçanërisht shoqërinë madrilene, raciste. Këtë nuk mund ta pranoj.

Duhet të theksojë se jeton në një nga qytetet më të hapura, më mikpritëse dhe më të larmishme në botë. Nëse ka diçka që e karakterizon qytetin e Madridit, është se askush nuk pyetet se nga vjen. Këtu askush nuk konsiderohet apo përjashtohet. Fakti që ai ka provuar në kurriz disa episode racizmi nuk e justifikon ta quajë praktikisht të gjithë shoqërinë spanjolle raciste dhe të thotë se Kupa e Botës 2030 nuk duhet të mbahet në Spanjë”.

Vinicius: Nëse ka ende raste racizmi në Spanjë, t’i hiqet e drejta e zhvillimit të Botërorit 2030

Lajme të tjera

Lajmet e fundit