“Topi i Artë”, kjo është renditja e favoritëve kryesorë për mbrëmjen e 28 tetorit

4 Shtator 2024
18:30
Telesport
back button

28 tetor, në Paris. Kjo është dita kur do të prezantohet fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2024. Surpriza edhe mund të ketë, sepse procesit të votimit nuk i dihet kurrë, por favoriti (edhe pse jo absolut) dihet: Vinicius.

Në listën e “France Football” dhe FIFA ka edhe favoritë të tjerë, duke u bazuar në suksesin e Real Madridit në Champions League dhe Spanjës në Kampionatin Europian.

I dyti në listë është Rodri, fituesi i titullit kampion në Angli, Kampionatit Europian dhe Superkupës së Europës, autor i 12 golave dhe 5 asistimeve. I treti është Jude Bellingham, i cili ka mbyllur një sezon fantastik në Madrid.

Vinicius shënoi 26 gola dhe dha 12 asiste gjatë sezonit të kaluar, ndërsa anglezi 27 gola dhe 17 asiste. Lista më tej vijon me dy sulmues: Erling Haland e Lautaro Martinez. Norvegjezi numëron 45 gola e 6 asiste në Angli (gjithsej), kurse argjentinasi 35 gola dhe 8 asiste për titullin kampion dhe Superkupën e Italisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit