Mohamed Salah, autor i tre golave dhe tre asisteve në këtë sezon të ri të Premier League, ka marrë një vendim për karrierën. Pavarësisht spekulimeve për kalimin e tij të mundshëm në Arabinë Saudite, pas përfundimit të kontratës me Liverpool-in, ai nuk do të largohet..
Lajmi është raportuar nga gazetari Fabrizio Romano, i cili i ftuar në një emision është shprehur se Salah është i lumtur me skuadrën e tij aktuale dhe nuk do asnjë ndryshim.
“Arne Slot është shumë i lumtur me të dhe drejtuesit duan ta mbajnë në klub, kështu që për momentin gjithçka varet nga negociatat që do të zhvillohen në javët në vijim”.
“Salah do të ishte shumë i lumtur të vazhdonte te Liverpool. Këtë jua konfirmoj me bindje. Ai beson se e ardhmja e tij mund të jetë ende në Premier League dhe ua ka dhënë këtë mesazh drejtuesve”.