Pas 48 orësh intensive me lajme “Real Madrid – Rodri”, duket se “stafetën” e spekulimeve e ka marrë një tjetër lojtar, i cili pritet të veshë fanellën e bardhë në 2025: Bruno Guimaraes.
Mesfushori brazilian ka dy sezone që po luan në mënyrë të shkëlqyer te Newcastle në Premier League, ku renditet një nga tre mesfushorët më të kompletuar të kampionatit.
Kampionët e Evropës kanë nisur nga puna për blerjen e Guimaraesit, i cili kushton rreth 120 mln euro. Boshllëku i krijuar në mesfushën madrilene pas largimit të Toni Kroos duket vërtet i madh dhe Perez po mendon të injektojë mentalitetin e duhur, atë të një braziliani që lufton për të gjitha aksionet përpara repartit defensiv.
Si gjithmonë, pengesat nuk mbarojnë. Pep Guardiola po bën gjithashtu presion për të siguruar shërbimet e Guimaresit, por deri tani garën duket se e ka të fituar (paksa më shumë) Real Madrid.







