Bernardo Silva: Kalendar plotësisht i çmendur, është absurde të luash kaq shumë

7 Shtator 2024
16:52
Alfred Lleshi
back button

Bernardo Silva nuk përdori fjalë banale në konferencën për shtyp, direkt nga Portugalia. Anësori i Manchester City shpjegoi sesi, sipas tij, luhen shumë ndeshje në një sezon dhe kjo, në mënyrë të pashmangshme, shkakton dëme për vetë lojtarët: “Kalendari është krejtësisht i çmendur, sapo kemi marrë lajmin se do të kemi vetëm një ditë pushim për ndeshjen e Carabao Cup”.

Ish-lojtari i Benfica vazhdoi: “Ndoshta do të luajmë çdo tri ditë për një muaj dhe kjo është absolutisht absurde. Në Champions League, nëse nuk kualifikoheni direkt në 1/8 finale, duhet të luani të paktën dy ndeshje të tjera. Është e vërtetë që ka skuadra më të kompletuara me lojtarë në ditët e sotme, por nuk është e lehtë.

Edhe në të kaluarën kaloja shumë pak kohë me familjen dhe miqtë e mi, imagjinoni tani që është shtuar edhe Kupa e re e Botës për Klube. Sasia e ndeshjeve që duhet t’i luajmë në një sezon është krejtësisht absurde”.

Manchester City i Guardiolës, padyshim që do të përfshihet në Premier League, ‘Carabao Cup’, ‘FA Cup’, Champions League dhe Kupën e Botës për Klube, një kompeticion i cili do të luhet verën e ardhshme, nga 15 qershori deri më 13 korrik, duke e zgjatur edhe më shumë sezonin. Për më tepër ka angazhime edhe me kombëtaret përkatëse.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit