Oliver Kahn shtang gjermanët: “Uroj që Bayern të mos e fitojë më kampionatin”

6 Shtator 2024
17:19
Telesport
back button

“Uroj që Bayern të mos jetë më dominues në kampionatin gjerman. Nuk jam kundër që as këtë sezon të mos e fitojë titullin. Kjo i bën mirë futbollit tonë, edhe pse jam tifoz i ish-skuadrës sime, padiskutim”.

Kjo deklaratë e legjendës së futbollit gjerman, Oliver Kahn, ka shtangur botën e futbollit, ose të paktën tifozerinë gjermane. Sipas tij, Bayern i bën dëm kampionatit vendës kur fiton shumë herë radhazi.

“Nëse ti e fiton titullin 8 apo 10 herë radhazi, është mirë për ty, por jo për kampionatin. Më mirëkuptoni. Kur isha drejtues në Mynih, nuk e kisha këtë shqetësim, sepse doja të fitoja dhe kaq”.

“Gjithsesi, duhet një barazpeshë. Futbolli ka shkallë, patjetër, kështu që jo të gjitha fajet për këtë mungesë rivaliteti i ka Bayern. Kërkojini diku tjetër”, ka deklaruar Kahn.

“Mendoj se kur një skuadër dominon shumë, kampionati shkon drejt absurdit. Gjithmonë nevojitet gara, sidomos ajo e javëve të fundit. Për këtë e ndjekin njerëzit futbollin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit