Musiala: Jam i lumtur te Bayern Munich, por nuk e di ku do të jem pas 5 vitesh

7 Shtator 2024
18:21
Alfred Lleshi
back button

Jamal Musiala i betohet për dashuri Bayern Munich. të paktën për një periudhë deri 5-vjeçare, edhe pse në futboll kurrë nuk i dihet. Në intervistën e dhënë për “Welt am Sonntag”, mesfushori sulmues gjerman deklaroi në lidhje me të ardhmen e tij:

“Jam shumë i lumtur te Bayerni, plotësisht i fokusuar tek objektivat tona me klubin dhe kombëtaren. Nuk mendoj se ku do të luaj për 5 vite tani për tani. Megjithatë, diçka mund të ndryshojë gjithmonë dhe shpejt në botën e futbollit.”

21-vjeçari është i lidhur me bavarezët deri më 30 qershor 2026. Lojtari foli edhe për shokun e tij të skuadrës, Joshua Zirkzee, i cili përfundoi te Manchester United në verë: “Ne gjithmonë argëtohemi me miqtë dhe ëndërrojmë të luajmë bashkë një ditë. I thashë Joshua se duhet të kthehet te Bayerni”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit