Tonali, thembra e çmendur. Klasi i pastër që shuan hijet, pastaj “bekimi” i Spallettit

7 Shtator 2024
18:45
Alfred Lleshi
back button

Sandro Tonali është sërish pjesë e futbollit të madh. Mesfushori i Newcastle u rikthye në fushë me kombëtaren 11 muaj pas herës së fundit, pas pezullimit për shkak të basteve. Ai pati paraqitje bindëse ndaj Francës, me perlën absolute të asistimit për golin 1-1 nga Dimarco. Një ‘shpikje’ e shkëlqyer për të lënë pas të kaluarën e trazuar dhe rilindur.

“Fillimi është kompleks, Tonali duket se po mundohet, vrapimi i tij është pak i ngadalshëm, – shkruan Maurizio Crosetti në faqet e “La Repubblica”. – Mesfushori thuajse i bëri të gjitha kundër francezëve. Ritmi i tij nuk ishte i lodhur, dukej se kishte mjaftueshëm ‘karburant’ për të vazhduar edhe 90 minuta në fushë. Pjesa tjetër ishte besim dhe loja siç di ai”.

Në fund të fitores 3-1 në “Parce des Princes” erdhi edhe ‘bekimi’ i Luciano Spallettit: “Ai luajti një ndeshje të pabesueshme. Kishim frikë se nuk do të luante dot 90 minuta, por në vend të kësaj bëri dy goditje që për pak sa nuk përfunduan në rrjetën e portës së Francës. Kemi rigjetur një lojtar shumë të fortë”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit