Trajneri i Holandës, Ronald Koeman, ka kritikuar mbrojtësin e Manchester United, Matthijs de Ligt, pas gabimit të tij ndaj Bosnje-Hercegovinës.
Holandezët fituan 5-2 në ndeshjen e Nations League në Philips Stadion në Eindhoven të shtunën, 7 shtator.
Ishte një paraqitje dominuese nga holandezët, por ata pësuan dy gola. Ermedin Demiroviç shënoi në minutën e 27-të pasi gjeti hapësirë mes De Ligt dhe Virgil van Dijk.
Më pas Esmir Bajraktarevic tentoi një krosim nga krahu i djathtë drejt Edin Dzekos.
De Ligt mund të kishte larguar topin, por e la të lirë me shpresën se portieri Bart Verbruggen do ta zotëronte. Nuk ndodhi dhe Dzeko shënoi.
Pas ndeshjes, trajneri Ronald Koeman u pyet nëse gabimet e mbrojtësit të Manchester United janë shkak për shqetësim. Ai tha:
“Vetë Matthijs de Ligt e di se ai bëri gabim. Kjo nuk mund të ndodhë”.