Mallkimi i Topit të Artë vazhdon: Fituesi asnjëherë nuk e ka fituar Kupën e Botës pasi ka marrë trofeun

17 Korrik 2026
10:00
Telesport
back button

Futbollisti Ousmane Dembele bëhet fituesi i radhës i Topit të Artë që pëson mallkim në Kupën e Botës që pason dhënien e këtij çmimi.

Sulmuesi francez, që fitoi këtë trofe pak muaj më parë me PSG, u detyrua të dorëzohej në gjysmëfinale ndaj Spanjës. Por kjo ndoshta ishte deri diku e pritshme nëse sheh statistikat.

Sipas statisticienit të famshëm të sportit, Mister Chip, fituesi aktual i Topit të Artë nuk e ka fituar kurrë Kupën e Botës. Në thelb, nëse fiton çmimin më të lartë muaj para Kupës së Botës, vendi yt është “i mallkuar”.

Në fakt, me eliminimin e Francës nga turneu, Ousmane Dembele mund të jetë ai që duhet “fajësuar” për zhgënjimin e Les Bleus.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit