Messi dhe Mbappé kanë të njëjtin numër golash në Botërorin 2026, ja cili e fiton “Këpucën e Artë”

17 Korrik 2026
10:09
Alfred Lleshi
back button

Lionel Messi dhe Kylian Mbappé kryesojnë renditjen e golashënuesve të Kupës së Botës 2026 me nga 8 gola, por sipas rregullores së FIFA-s, argjentinasi është aktualisht i pari dhe fituesi i vetëm i mundshëm i “Këpucës së Artë”.

Në gjysmëfinalen ndaj Anglisë, Messi dha dy asistime për Enzo Fernandez dhe Lautaro Martinez, duke e çuar totalin në 4 asistime, kundrejt 3 të Mbappé. “Kur dy lojtarë kanë të njëjtin numër golash, FIFA përdor si kriter të parë numrin e asistimeve”, – përcakton neni 45 i rregullores së Botërorit 2026.

Nëse edhe asistimet janë të barabarta, fitues shpallet lojtari që ka luajtur më pak minuta, duke shpërblyer efikasitetin më të madh. Më parë, titulli ndahej mes lojtarëve me të njëjtin numër golash, si në “Kili 1962”, kur 6 futbollistë shënuan nga 4 gola, dhe në “SHBA 1994”, kur Oleg Salenko e Hristo Stoichkov fituan së bashku me nga 6 gola.

Kriteri i minutave u përdor për herë të parë në Botërorin 2006, ndërsa vendimtar u bë në vitin 2010, kur Thomas Müller fitoi falë 3 asistimeve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit