Botërori 2026 po i afrohet gjithnjë e më shumë stilit të spektaklit amerikan, duke e afruar futbollin me sportet amerikane. Pas pushimeve gjatë ndeshjeve për sponsorët dhe televizionet, si dhe “halftime-show” të finales, që do ta zgjasë pushimin nga 15 në 30 minuta, vjen një tjetër risi: çdo lojtar i kombëtares kampione të botës, mes Spanjës dhe Argjentinës, do të marrë, përveç medaljes së artë, edhe një unazë të personalizuar dhe të numërtuar, si në NBA.
Nuk dihet ende nëse presidenti Trump do t’ua vendosë vetë unazat fituesve. Ai pritet të jetë i pranishëm në finalen e madhe të së dielës. Edhe kjo ceremoni pritet të vazhdojë “ëndrrën amerikane” përtej fundit të ndeshjes.
Çdo unazë do të jetë unike, e punuar sipas masës dhe e shoqëruar me certifikatë autenticiteti. Do të prodhohen 2026 ekzemplarë: 30 për lojtarët e ekipit kampion, ndërsa 1996 të tjerat do të shiten si produkte zyrtare për tifozët.
Ende ka paqartësi nëse unazat do të jepen menjëherë pas finales apo vetëm për kapitenin dhe trajnerin fillimisht. Sipas zërave të fundit, ato do të përgatiten në vend dhe lojtarët do t’i vendosin gjatë ceremonisë para kamerave.
💍 👑 LOS CAMPEONES DEL MUNDO RECIBIRÁN ANILLOS DE CAMPEÓN
La FIFA anuncia esta medida en lo que es un guiño al deporte americano
🤯 Se confeccionarán únicamente 2026 ejemplares, de los cuales 30 se otorgarán a los ganadores y el resto, se pondrán a la venta para aficionados. pic.twitter.com/PEnBj85omV
— Carrusel Deportivo (@carrusel) July 16, 2026







