“Më në fund një Itali serioze”, Sacchi: Ja çfarë duhet bërë tani

8 Shtator 2024
11:54
Denis Hakanaj
back button

Një fitore e pastër.

Italia u largua nga Parc des Princes me tre pikë të rëndësishme dhe shumë më tepër vetëbesim. Dhe Arrigo Sacchi është shprehur pikërisht për ndeshjen e “Axurrëve” gjatë shkrimit të tij për Gazzetta dello Sport:

“Më në fund pashë një kombëtare italiane të luante seriozisht dhe rezultati është para syve. E kisha ende në kujtesë atë paraqitje të tmerrshme në kampionatin europian kundër Zvicrës, kur u eliminuam dhe kisha frikë se do të bënim një tjetër paraqitje të shëmtuar.

“Por djemtë e Spallettit më befasuan: ata u nisën të punojnë me një frymë sakrifice, me përkushtim, me vendosmëri dhe duke dashur t’u tregojnë të gjithëve se Italia është ende një kombëtare e rëndësishme.

“Ne duhet të shijojmë fitoren, reflektojmë për arsyet që na çuan drejt suksesit dhe mbi të gjitha tentojmë t’i japim vazhdimësi lojës së treguar ndaj Francës.

“Po, sepse nuk jam i kënaqur, nuk më mjafton një ndeshje e mirë për të thënë se më në fund jemi shëruar: na duhen një sërë ndeshjesh të nivelit të lartë që të mund të themi se jemi vërtet jashtë tunelit.

“Mjerë ne nëse mendojmë se jemi fenomenë se kemi mundur Francën në shtëpinë e saj!”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit