Sabatini për garën e titullit në Serie A: Interi ka diçka më shumë se të tjerët, por kini kujdes Juventusin

9 Shtator 2024
8:53
Alfred Lleshi
back button

“Interi është favorit për titullin, por kini kujdes veçanërisht për Juventusin”. Fjalë të Walter Sabatinit këto, i cili ende fokusohet te zikaltrit në luftën për të fituar trengjyrëshin. Menaxheri, ekspert i njohur sportiv në Itali, ka dhënë një intervistë për “Tuttosport”, duke trajtuar edhe dinamikën e tregut të skuadrave kryesore të Serie A.

Megjithatë, Sabatini është pyetur edhe për temën e titullit, të cilin Interi i Simone Inzaghit synon ta mbrojë me çdo kusht, pasi siguroi yllin e dytë. Për Sabatinin, zikaltrit sigurisht që kanë diçka më shumë, duke pasur parasysh edhe ndjenjën e madhe me tifozët.

Gjithsesi, apelon: “Kini kujdes, megjithatë, të mos nënvlerësoni Juventusin, i cili pas disa sezoneve gri është afruar qartë me Interin. Skuadra e Simone Inzaghit sinqerisht ka diçka më shumë, më duket se ka besim të palëkundur. Ka osmozë mes ekipit dhe tifozëve, kjo nuk është gjë e vogël. Gjithsesi, Juventusi e ka zvogëluar diferencën me zikaltrit dhe po afrohet”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit