E la në stol, vërshëllehet Deschamps: Kritikat pjesë e punës, nuk kam asnjë problem me të

10 Shtator 2024
8:21
Telesport
back button

Pas humbjes me Italinë në ndeshjen e parë të Nations League, ekipi i Francës reagoi duke fituar 2-0 ndaj Belgjikës. Këto janë edhe pikët e para të kombëtares së “gjelave” në këtë edicion.

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka komentuar kështu këtë sukses, duke folur fillimisht për vërshëllimat kundër ekipit të tij: “Nuk i dëgjova sharjet, por është pjesë e lojës”.

Është përgjegjësia ime, jam i zhytur në gjithçka që po ndodh. Ato nuk kanë asnjë ndikim tek unë. Ata janë njerëz janë të pakënaqur, të zhgënjyer, por mendoj se është për të mirën e ekipit francez”, tha më tej Deschamps.

Më tej, ai foli për Kylian Mbappe, që luajti si zëvendësues: “Kylian është mirë. Natyrisht, si pothuajse të gjithë lojtarët, ai nuk është ende 100% dhe nuk mendoj se po kalon një periudhë të vështirë”.

Duke ditur standardet e tij në këtë fushë, Kylian do të shënojë gola. Ndoshta jemi fokusuar paksa shumë tek ai. Nuk ndodh të shënosh duke kërcitur gishtat. Por e përsëris, me të Franca do të jetë gjithmonë më e fortë”, tha Deschamps.

Jam i bindur se për një muaj Kylian do të jetë më mirë. Në klubin e tij ka kërkesa shumë të larta. Tek ne ai merr plotësisht rolin e kapitenit, edhe kur nuk luan. Nuk kam asnjë shqetësim me Kylian”, u shpreh Deschamps.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit