Leo Messi dhe Lamine Yamal, të bashkuar përgjithmonë nga numri 19. Kjo shifër përsëritet aq shumë në karrierat e tyre sa, nëse e analizojmë, për disa momente duket edhe e frikshme.
Dy yjet do të përballen për herë të parë në karrierën e tyre, pasi 19 vite më parë ishin bashkë në fotosesionin e famshëm ku Messi i bënte banjë Lamine. Një imazh “viral” që ka marrë sërish jehonë të madhe, sepse rrugët e tyre do të kryqëzohen 19 vite më vonë dhe në një finale Botërori.
Nëse kjo është mbresëlënëse, po aq interesant është edhe fakti se të dy kanë debutuar në një Botëror futbolli në moshën 19-vjeçare (të dy e mbushën këtë moshë gjatë turneut). Lamine Yamal po e bën në këtë edicion, ndërsa Messi e bëri në vitin 2006.
Dhe ka edhe më shumë: të dy debutuan në një Botëror duke mbajtur numrin 19 në fanellë. I njëjti numër që të dy kanë mbajtur edhe te Barcelona, edhe pse debutimi i Messit ishte me numrin 30. Shpejt ai kaloi te 19-ta, i njëjti numër me të cilin luajti Lamine te skuadra katalanase përpara se të merrte numrin 10 që Leo e mbajti për shumë vite.
Për t’u dhënë edhe më shumë material teorive të “konspiracionistëve”, duhet kujtuar se finalja e Botërorit ku të dy do të luftojnë për titull do të luhet më 19 korrik. Numri vazhdon të përsëritet, duke kujtuar filmin “23” të Joel Schumacher me Jim Carrey, ku protagonisti ishte i fiksuar pas këtij numri. Një film që u publikua… 19 vite më parë!
Diçka bonus? Argjentina ka shënuar 19 gola në këtë Botëror, ndërsa Lamine ka gjithsej 18 gola dhe asiste. A do të bëhen 19 të dielën?







