Telashe për Slot, lojtari kërkon më shumë hapësira: Dua të largohem dhe të luaj më shumë

10 Shtator 2024
8:55
Telesport
back button

Portieri 25-vjecar i Liverpool, Kevin Kelleher, kërkon më shumë minuta dhe qëllimi i tij është të jetë titullar te skuadra e “reds”. Irlandezi, i rritur te ky klub, nuk gjen shumë hapësira për shkak se titullar është Alisson. Për këtë arsye, ai mund të largohet në merkaton e janarit, për të patur më shumë hapësira.

Një telash më shumë ky për trajnerin Arne Slot, që duhet të menaxhojë edhe lojtarët. Duke folur nga grumbullimi i kombëtares së tij, Kelleher tha: “Vitet e fundit e kam bërë të qartë se dua të bëhem numri një dhe të luaj javë pas jave. Klubi ka vendosur të marrë një tjetër portier”.

Duket se ata kanë vendosur të shkoj në një drejtim tjetër. Ambicka ime ka qenë gjithmonë e qartë në sezonet e fundit: Dua të jem numri një në portën e Liverpool”, tha Kelleher, që vjet në total, u aktivizua në 26 ndeshje me “reds”.

Duke parë nga jashtë, duket sikur është 100% vendimi im, por ndonjëherë nuk është ashtu. Nuk është gjithmonë në dorën time të marr vendimin. Ambicia ime është të dëshmoj se jam mjaftueshëm i mirë për të luajtur javë pas jave”, tha Kelleher.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit