“Me De La Fuente ndihemi më komod në fushë dhe shfrytëzojmë lirinë që na jep”

10 Shtator 2024
9:43
Telesport
back button

Pas zhgënjimit në ndeshjen e parë të këtij edicioni në Nations League, Spanja kampione e Europës bëri një reagim të mirë ndaj Zvicrës, duke fituar 4-1 edhe pse luajti për një orë me 10 lojtarë. Dy nga futbollistët që u dalluan në fushë ishin Ferran Torres dhe Fabian Ruiz, të dy protagonistë me golat e tyre.

Ne bëmë një tjetër hap të madh përpara. Duhej të vuanim, por shfrytëzuam mundësitë tona. Asgjë nuk më motivon më shumë nga konkurrenca për një vend në ekip. Ka shumë prej tyre këtu dhe kjo ju ndihmon të rriteni në një nivel personal. Është vetëm një çështje për të shfrytëzuar sa më shumë minutat që ju jepen”, tha Torres.

Ndërsa Fabián Ruiz shtoi: “Luajtëm kundër dy kundërshtarëve shumë të fortë, me lojtarë të mëdhenj dhe të vështirë për t’u përballur jashtë shtëpisë. Kundër Serbisë nuk e kontrolluam mirë topin dhe kjo na kushtoi shtrenjtë, por ndaj Zvicrës luajtëm më mirë edhe pse ishim me një lojtar më pak. Bëmë një punë të shkëlqyer në mbrojtje”.

Objektivat e mia? Trajneri po më jep pak më shumë liri për të më lejuar të futem në zonën e penalltisë së kundërshtarit. Ndihem komod, po e shfrytëzoj dhe shpresoj të vazhdoj të shënoj më shumë gola për kombëtaren. Është e rëndësishme për mua dhe për ekipin”, tha Fabian Ruiz.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit