Gjermania reagon! Skuadra e pancerave shënoi golin e barazimit në ndeshjen kundër Holandës vetëm tri minuta para mbylljes së kohës së rregullt të pjesës së parë.
Sulmuesi Undav, i provuar sonte si titullar nga tekniku Nagelsmann, barazoi shifrat në 1-1. Ai gjuajti saktë pas pritjes së topit të gjuajtur nga Wirtz brenda zonës së rreptësisë.
Kujtojmë se golin e parë të takimit e shënoi mesfushori Reijnders.