“Nuk jam plakur për të drejtuar një kombëtare, kam ende shumë energji për të harxhuar”

11 Shtator 2024
7:31
Telesport
back button

Pak ditë para rifillimit të kampionatit turk, i ndërprerë për shkak të kombëtareve, José Mourinho, trajneri i fenerbahce, bëri disa deklarata të marra nga e përditshmja turke “Fanatik”.

Mendoj se të enjten do të stërvitemi me të gjithë ekipin për herë të parë. Rritja e lojtarëve është mjaft e mirë. Sigurisht, 12 pikë në 4 ndeshje do të ishin perfekte, por ne duhet të pranojmë realitetin”, tha trajneri portugez.

Në kampionat, skuadra e Fenerbahce udhëheq me 10 pikë, tri fitore e 1 barazim. Gjithsesi, peng për Mourinho është Champions League. “Duhet të kishim kaluar, duhet ta pranojmë edhe këtë”, tha ai për fillimin e sezonit të Fenerbahçe.

Duke folur për të ardhmen, ai shtoi: “Qëllimi im është të jem i suksesshëm te Fenerbahçe dhe ata duan që unë të qëndroj për një kohë të gjatë. Ky është qëllimi im. Kam pasur mundësi të drejtoj një kombëtare në të kaluarën, por gjithmonë i kam refuzuar”.

Nuk është një punë që do të më bënte të lumtur: 1-2 ndeshje në muaj, udhëtime për të parë lojtarë, pritje për turne… Unë kam shumë energji për të shpenzuar tani, ndoshta një ditë, kur të jem i vjetër dhe i lodhur, por jo sot”, tha Jose Mourinho.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit