Harry Kane: Kjo ishte nata e përkryer, nuk vendos limite për të ardhmen time në kombëtare

11 Shtator 2024
10:34
Telesport
back button

Anglia fitoi 2-0 ndaj Finlandës në Ligën e Kombeve (Nations League), por protagonist i këtij takimi ishte sulmuesi Harry Kane. Në ndeshjen e 100-të me fanellën e kombëtares së “3 luanëve”, ai realizoi dy gola

Kur isha i huazuar te Millwall, Norwich apo Leicestër, as që mendoja se do të arrija të luaja 100 ndeshje me kombëtaren”, tha Kane, të cilit iu bë një dhuratë e vecantë për këtë arritje nga ish-mesfushori anglez Frank Lampard.

Që në moshë të re, nga dyshimi për të vazhduar futbollin dhe më pas për të bërë atë që kam bërë, thjesht mendoj se kjo më ka ndihmuar që të jem i fokusuar dhe i motivuar në stërvitje dhe ndeshje”, tha më tej sulmuesi i Bayern Munich.

Në përgjithësi, në ditët e sotme, si futbollist ne marrim kritika, kemi njerëz që flasin për ne si lojtar. Unë gjithmonë kam folur kur gjërat nuk po shkojnë ashtu si duhet, për t’u motivuar dhe sjellë një energji dhe uri brenda jush që të luaj më mirë”, tha Harry Kane.

Ishte mbrëmja e përkryer për të shënuar, në ndeshjen e 100-të. Në tetor do të jem gati të shënoj përsëri për kombëtaren, përpiqem të mos vendos kufij për atë që mund të arrij”, tha Kane, i cili është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Anglisë me 68 gola.

Unë e di se duke luajtur në këtë ekip do të kem shanse  të shënoj shumë gola. Do të vazhdoj për aq kohë sa të mundem dhe kush e di se çfarë mund të arrijmë. Disa nga lojtarët më të mirë në botë kanë shënuar më shumë se unë, kështu që ka objektiva atje për të provuar dhe arritur”, u shpreh Kane.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit