Situata në dhomat e zhveshjes së kombëtares franceze ka qenë mjaft e tensionuar pas disfatës ndaj Italisë në ndeshjen e Ligës së Kombeve (Nations League) disa ditë më parë. E përditshmja franceze “L’Equipe” ka zbuluar sot se ka patur një debat të ashpër ka ndodhur mes lojtarëve në dhomën e zhveshjes.
Sipas rikonstruksionit të ngjarjeve, pas humbjes 3-1 ndaj “azzurrëve”, portieri i Milan, Mike Maignan, u zemërua, duke sulmuar disa bashkëlojtarë të kombëtares. Portieri i Milan do të kishte synuar veçanërisht Kylian Mbappé, i kritikuar ashpër për paraqitjen e tij.
Ylli i Real Madrid, me sa duket, e ka injoruar shokun e tij të skuadrës, duke mos reaguar ndaj sulmeve të tij. Të hënën, ndaj Belgjikës, trajneri Didier Deschamps la Mbappé në stol, duke i dhënë shiritin e kapitenit mesfushorit Ngolo Kanté.
L’Équipe nuk përjashton që kjo zgjedhje është bërë për të mos lejuar Maignan të mbajë shiritin e kapitenit. Megjithatë, Federata Transalpine e Futbollit sqaroi: “Ne ia dhamë atë Kantes sepse ai ishte i vetmi që kishte grumbulluar më shumë se 60 paraqitje”.