Karim Adeyemi i Borussia Dortmund kishte vendosur deri tani rekordin për shpejtësinë më të madhe të arritur në një ndeshje të Bundesligës deri kur ndodhi qe një tjetër sulmues ka thyer rekordin e tij.
“Ai vrapon më shpejt se të gjithë. Në paraqitjen e tij të dytë për Heidenheim, Sirlord Conteh 28-vjeçar, ka hyrë menjëherë në histori të Bundesligës. Në ndeshjen kundër Augsburgut, sulmuesi e theu rekordin e shpejtësisë që e mbante 22-vjeçari dhe ylli i Dortmundit, Karim Adeyemi”, shkruan gazeta gjermane Bild të mërkurën.
Conteh arriti shpejtësinë maksimale prej 36.67 km/h në minutën e 85-të të ndeshjes, një rekord që askush tjetër në Bundesligë nuk e ka arritur qëkur ka nisur mbledhja e të dhënave mbi shpejtësinë në elitën gjermane të futbollit. Conteh e ka lënë prapa Adeyemin, i cili kishte arritur shpejtësinë maksimale prej 36.65 km/h në sezonin 2022/23, gjatë një ndeshjeje kundër Freiburgut.
Sulmuesi u transferua nga Paderborni te Heidenheimi për 700 mijë euro. Një fakt interesant për t’u përmendur është se legjenda e sprintit, ish-atleti Usain Bolt, tani 38-vjeçar, pas terheqjes u aktivizua në futboll dhe në një ndeshje regjistroi shpejtësinë maksimale prej 44.72 km/h.